Dy të arrestuar për të shtënat në Kombinat, policia zbardh ngjarjen: 28-vjeçari qëlloi ndaj automjetit të personave që u konfliktua

Dy të arrestuar për të shtënat në Kombinat, policia zbardh ngjarjen: 28-vjeçari qëlloi ndaj automjetit të personave që u konfliktua

Dy të rinj janë arrestuar lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti. Sipas policisë, në pranga ka rënë Oltjon Asllani (Vodollari), 28-vjeç, i cili qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin lëviznin dy persona pas një konflikti me ta. Personi tjetër i arrestuar është shoku i tij që drejtonte makinën nga ku u qëllua me armë, 30-vjeçari  Serxho Bajza. Nën hetim janë vënë edhe 4 të tjerë me inicialet R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M. Këta të fundit, sipas policisë, janë konfliktuar fizikisht me dy të arrestuarit, dhe më pas është qëlluar ndaj mjetit të tyre. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Kamerat e sigurisë në zonë e...