Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Seria A në start, Napoli ngre siparin e sezonit të ri, e pasojnë dy sfida të tjera
23 gusht 2025 është dita më e shumëpritur, ajo që të gjithë e prisnin pas një vere të nxehtë. Kampioni i Italisë, Napoli, hap sezonin e ri të Serie A, ndërsa në mbrëmje do të jenë në fushë Milani i Massimiliano Allegrit dhe Roma e Gian Piero Gasperinit. Nesër, Stefano Pioli do të shijojë rikthimin e tij në kampionatin italian, në stolin e Fiorentinës, ndërsa Cesc Fàbregas dhe Maurizio Sarri do të “përplasin brirët” në sfidën Como-Lazio. Në mbrëmje, të gjithë sytë do të jenë te Juventusi i Igor Tudor. Të hënën në mbrëmje, në “San Siro” do të debutojë Cristian Chivu si trajner i Interit. Ky sezon pritet të jetë plot ngjyra dhe emocione, me rikthime të mëdha, debutime të reja dhe emra të...