Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Plagosi me armë 2 persona në Sarandë, Operacionalja aksion në mes të Korçës, arreston autorin me dy identitete…
                            Arrestohet nga Policia e Vlorës, Operacionalja e Drejtorisë së Përgjithshme dhe Policia e Korçës, autori i dyshuar i ngjarjes në Sarandë, i akuzuar për plagosjen e dy personave. I prangosuri është Ramadan Zoto, (allias Ramadan Canaj), 43 vjeç, që gjatë një sherri më 17 korrik të këtij viti në lagjen nr. 3 të Sarandës, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, plagosi me armë zjarri Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj. Ndaj tij kishte masë sigurie në mungesë nga Gjykata, “arrest me burg”. Bashkë me të u ndalua edhe një person i dytë, teksa pati disa të shoqëruar. I arrestuari, po në kërkim për armëmbajtje, është identifikuar si Arben Ismailaj, që akuzohet se strehonte Zoton në Fier pas krimit dhe e ndihmonte të lëvizte në qytete...