Aksidenti tragjik në SHBA/ Pesë viktima, mes tyre një fëmijë! Turistët po ktheheshin nga Ujëvara e Niagarës drejt Nju Jorkut

Aksidenti tragjik në SHBA/ Pesë viktima, mes tyre një fëmijë! Turistët po ktheheshin nga Ujëvara e Niagarës drejt Nju Jorkut

Një autobus turistik që transportonte më shumë se 50 persona u përmbys në një autostradë në veri të shtetit të Nju Jorkut të premten, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, thanë autoritetet. Të paktën një fëmijë ishte midis 5 të vdekurve, sipas oficerit James O’Callaghan, një zëdhënës i Policisë së Shtetit të Nju Jorkut. Ai u tha gazetarëve pranë vendit të ngjarjes se shumica e pasagjerëve ishin aziatikë ose me prejardhje aziatike, përfshirë kinezë, indianë dhe filipinas, sipas Reuters. Aksidenti ndodhi në autostradën ndërshtetërore 90, pjesë e autostradës shtetërore të New York-ut, në Pembroke, New York, rreth 48 km në lindje të Buffalos, ndërsa autobusi ishte në rrugë nga Ujëvara e Niagarës për në New York City. Bordi Kombëtar...