Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 23 gusht 2025…
Territori Shqiptar gjatë paradites parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër do të krijojnë mundësi për reshje të pata shiu. Ndërsa zonat jugore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 11°C vlera më e ulët deri në 32°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësine 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për...