Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Turizmi, INSTAT: Vetëm 0.4% më shumë të huaj, shqiptarët ikin jashtë
Ajo çfarë kanë paralajmëruar bizneset turistike, u konfirmua me shifrat e Institutit të Statistikave. Sektori i turizmit po jep shenja ngadalësimi. Të dhënat që vijnë nga INSTAT, flasin se numri i të huajve që hynë në vendin tonë në muajin Korrik arriti në 1.825 mijë me një rritje vetëm 0.4% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndërsa si 7 mujor shtetasit e huaj që kanë hyrë në vendin tonë arritën në 6.5 milion nga 6.3 që ishte kjo shifër një vit më parë. Rritja është 3.5 %. Ata që po mungojnë në tregun turistik vendas, krahasuar me një vit më parë janë kryesisht kosovarët, të cilët tashmë lëvizin me viza të liberalizuara. Ekspertët evidentojnë edhe çmimet e larta të hoteleve që...