Detaje nga krimi makabër në Greqi, 3 fëmijët u gjetën mbi trupin e pajetë të nënës. E shkuara problematike e shqiptarit

Detaje nga krimi makabër në Greqi, 3 fëmijët u gjetën mbi trupin e pajetë të nënës. E shkuara problematike e shqiptarit

Detaje të tjera janë publikuar nga mediat greke në lidhje me ngjarjen e rëndë në Volos ku një burrë shqiptar vrau me thikë bashkëshorten e tij, po ashtu shqiptare. Sipas informacioneve të mediave greke, ka qenë vajza që ka telefonuar emergjencën duke kërkuar ndihmë pasi babai i kishte sulmuar mamanë me thikë në apartamentin e tyre në rrugën Konstanta. Policët që shkuan në vendin e ngjarjes e gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrjen e ndërtesës me plagë në qafë dhe brinjë. Pranë saj ishin tre fëmijët, dy vajzat 16 dhe 6 vjeçe dhe djali 13 vjeç. Ajo kishte edhe një vajzë 18 vjeçe. Sipas dëshmisë së tyre, prindërit kanë debatuar fuqishëm përgjatë gjithë mëngjesit. Kur viktima 36-vjeçare u përpoq të largohej nga shtëpia,...