Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Limaj: Marrëveshje politike për institucione ose zgjedhje të parakohshme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se ndërtimi i institucioneve të Kosovës kërkon marrëveshje politike të gjerë, përndryshe çdo zgjidhje parciale do të çojë në zgjedhje të parakohshme.Pak para vazhdimit të seancës konstituive, Limaj tha se emri i kryetarit të Kuvendit duhet të dihet paraprakisht për të siguruar një proces të koordinuar.Sot, deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, i propozuar për kryetar të Kuvendit nga Donika Gërvalla, nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Gërvalla e vlerësoi Muratin për punën e tij të shkëlqyer si ministër i Financave, duke e rekomanduar për këtë funksion.Dështimi i sotëm i seancës konstituive është një tjetër tregues i bllokadës politike që po pengon konstituimin e Kuvendit të Kosovës.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë...