Marko Gjuriç, kritikon KQZ-në e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe

Marko Gjuriç, kritikon KQZ-në e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë për të mos certifikuar Listën Serbe në zgjedhje, duke e quajtur këtë një “shembull flagrant të inxhinierisë politike”.Sipas Gjuriçit, ky vendim synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike në Kosovë. “Duke refuzuar kandidaturat e paraqitura siç duhet dhe që plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore, autoritetet në Prishtinë kanë shkelur përsëri sundimin e ligjit dhe kanë zbuluar qëllimin e tyre të vërtetë – të heshtin zërin legjitim të serbëve në Kosovë”, shkruan ambasadori.Ai thekson se masa e marrë bie ndesh me parimet themelore demokratike dhe shkel marrëveshjet e dialogut, ku ishte garantuar e drejta e serbëve për përfaqësim politik autentik. Gjuriç akuzoi autoritetet kosovare se po...