AMA miraton ndryshimet e rregullores së autorizimeve

AMA miraton ndryshimet e rregullores së autorizimeve

Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive me votë unanime ka miratuar këtë të premte ndryshimet në rregulloren e autorizimeve, që ka si synim luftën kundër piraterisë. Kohët e fundit shumë subjekte të paautorizuara shisnin dekodera, duke përfshirë edhe programacione apo kanale të konsideruara të lira, për të cilat nuk kishin asnjë marrëveshje, duke tregtuar një produkt për të cilin nuk janë të licencuar nga AMA. Kryetarja e AMA-s shpjegon rëndësinë që ka një ndërhyrje e tillë që i vë fre piraterisë televizive. Armela Krasniqi: “Kanë shfrytëzuar vakancat në ligj… kanalet e lira për publikun do të mbeten të lira, pa pasur nevojë për të paguar shërbime ekstra.” Subjekteve që deri më tani kanë tregtuar dekodera, u lind detyrimi ligjor që t’i modulojnë ato vetëm me programacion...