Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Shërbimet publike janë dixhitalizuar, por punësimi në shtet është rritur
Në Shqipëri, dixhitalizimi i shërbimeve publike ka qenë një ndër prioritetet më të shpallura të qeverisë në dekadën e fundit, me qëllim modernizimin e administratës dhe lehtësimin e aksesit për qytetarët.Platforma e-Albania është kthyer në bërthamën e këtij transformimi, duke ofruar mbi 1,200 shërbime në mënyrë elektronike dhe duke u promovuar si një mjet për të shmangur radhët, kontaktin fizik me administratën dhe për të rritur transparencën.Në vitin 2022, u ndërmor një hap i rëndësishëm me mbylljen e shumë sporteleve fizike dhe detyrimin që shërbimet të merren vetëm online.Pavarësisht suksesit, shumë qytetarë, veçanërisht në zonat rurale dhe të moshuarit, u përballën me vështirësi në përdorimin e platformës, duke ekspozuar një hendek të madh në aftësitë dixhitale dhe nevojën për asistencë njerëzore.Por nga ana tjetër, punësimet...