Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            Kampionët “bien” në Shkodër, Vllaznia e nis me fitore kampionatin
                            Edicioni i 87 i “Abissnet Superiore”-s ka ngritur sot siparin. Vllaznia e ka nisur me fitore këtë sezon të ri, teksa kanë mposhtur Egnatian në shtëpi. Kampionët në fuqi të Superiores “bien” në “Loro Boriçi”, ku janë mundur me shifrat 2-0 nga Vllaznia. Gurishta tundi rrjetën në minutën e 19, ndërsa në të 49-n Murataj vulosi shifrat përfundimtare në 2-0. Java e parë e kampionatit shqiptar do të vijojë me Bylis-Tirana në orën 17:00 dhe më pas në orën 20:00 me Elbasani-Flamurtari./Sport Ekspres/