Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident i rëndë në Nju Jork, autobusi përmbyset në autostradë, ka viktima dhe të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në SHBA, ku një autobus turistik që po kthehej në Nju Jork nga Ujëvarat e Niagarës u përmbys në një autostradë kryesore, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Sipas raportimeve të Sky Neës, autobusi me mbi 50 pasagjerë u përmbys në autostradën I-90, pranë zonës Pembroke, rreth 40 kilometra në lindje të qytetit Buffalo. Sipas autoriteteve, disa pasagjerë janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa të tjerë mbeten ende të bllokuar brenda. Operacionet e shpëtimit janë në vijim. “Ka disa të plagosur rëndë dhe, siç sapo u njoftua nga policia, edhe disa viktima,” deklaroi sherifi i qarkut Erie, Mark Poloncarz, në platformën X. 🚨🇺🇸#BREAKING | NEWS ⚠️Update -Live stream multiple fatalities and over 30 injured after a tour bus crashed...