Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Denoncimi i gazetarit: Kimioterapia në Spitalin Onkologjik pa infermierë
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sot situatën kritike në Shërbimin e Kimioterapisë të Spitalit Onkologjik, ku vetëm 5 infermierë shërbejnë për rreth 90-100 pacientë në ditë. Sipas Stafës, shërbimi ka gjithsej 7 infermierë: 2 në Kabë për përgatitjen e kimioterapive dhe 5 që kryejnë trajtimin tek pacientët. Aktualisht, dy infermierë janë me pushime, duke bërë që stafi i disponueshëm të jetë shumë i pakët për numrin e pacientëve. Në një postim në facebook, ai shkruan se infermierët përballen me punë të rëndë dhe rreziqe serioze, pasi pacientët që marrin kimioterapi duhet monitorim të vazhdueshëm për efektet anësore, ndërhyrje të menjëhershme në rast komplikacionesh dhe kujdes të veçantë në përgatitjen dhe administrimin e medikamenteve. Denoncimi: Shërbimi i Kimioterapisë, në Spitalin Onkologjik ka 7 infermerë. 2 punojnë...