Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviqin në Serbi, një ditë pas moscertifikimit për zgjedhje në Kosovë
Zyrtarë të Listës Serbe janë pritur në një takim në Serbi nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e certifikoi atë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Petkoviq shkroi në X se takimi në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë, u zhvillua “pas përpjekjes së Kurtit për ta ndaluar atë të marrë pjesë në zgjedhjet lokale”, duke iu referuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. “Diskutuam për situatën politike, të sigurisë dhe ekonomike në zonat serbe, si dhe për hapat e mëtejshëm dhe mbështetjen në mbrojtjen e interesave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, shtoi ai. Vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor i Kosovës u kritikua nga vendet e QUINT-it dhe...