350 trupa britanike zbarkojnë në Kosovë

350 trupa britanike zbarkojnë në Kosovë

Kosova E Premte, 22 Gusht 2025 21:43 Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në Kosovë. Në një postim në X, Forca e NATO-s në Kosovë njofton se vendosja e tyre u realizua me mbështetjen e Grupit të Përbashkët të Mbështetjes Logjistike (JLSG) të KFOR-it, duke përfunduar kështu dislokimin e përkohshëm të forcave britanike në rajon. Kjo vjen në kuadër të forcimit të pranisë dhe gatishmërisë së trupave ndërkombëtare në Kosovë, me synim garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në zonë.