Bayern Munich “kafshon” direkt Bundesliga-n: Olise thjesht spektakolar, Luiz Diaz prezantohet me supergol (VIDEO)

Bayern Munich “kafshon” direkt Bundesliga-n: Olise thjesht spektakolar, Luiz Diaz prezantohet me supergol (VIDEO)

22 Gusht 2025 21:33 Telesport Bayern Munich e nis si kampion Bundesligën për sezonin 2025-26 teksa ka mjaftuar një pjesë loje ndaj Leipzig për të treguar “urinë” që ka sivjet duke shënuar 3 gola dhe duke treguar, edhe njëherë, se ky kampionat do të jetë sërish një “muzikë e dëgjuar” me djemtë e Company që do të dominojnë duke parë ekipin që kanë. Dhe, ai që rikonfirmohet – për ata që kanë ende dyshime – është sërish Olise, i jashtëzakonshëm me dy gola në pjesën e parë. Në fillim është ai që shënon dhe më pas vjen goli i parë në Bundesliga për blerjen e re të verës, Luiz Diaz, i cili ka shënuar pas një aksioni spektakolar dhe të mirëorkestruar. Në fund të pjesës...