Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
(VIDEO) Vllaznia gjunjëzon kampionët e Shqipërisë, e nis me këmbën e parë!
22 Gusht 2025 21:58 Telesport Vllaznia e nis kampionatin me këmbën e djathtë, duke fituar në debutimin në “Loro Boriçi” në javën e parë dhe duke u hakmarrë disi për atë finale të kampionatit të shkuar të humbur thellë ndaj Egnatias, dy herë kampione radhazi e Shqipërisë. Kuqeblutë e Edi Martinit fituan 2-0 me golat e Gurishtës në pjesën e parë dhe të Bajramit në fillim të pjesës së dytë. Një ndeshje që ka pasur gjithçka, edhe një arbitrim jo edhe aq të mirë dhe shpesh konfuz që ka ngjallur polemika. Një i kuq për Edi Martinin, trajneri i Vllaznisë ndoqi ndeshjen nga tribuna karshi pranë tifozëve, duke mos u futur në dhomat e zhveshjes siç ndodh tradicionalisht dhe zakonisht. Protestat e trajnerit nuk u...