Mesfushorit të Kombëtares nuk i ndahen dëmtimet, mbetet përsëri jashtë për problemet me gjurin

Mesfushorit të Kombëtares nuk i ndahen dëmtimet, mbetet përsëri jashtë për problemet me gjurin

Karriera e Keidi Bares vazhdon të ndikohet në mënyrë të pazakontë në këtë periudhë nga dëmtimet që kanë torturuar mesfushorin kuqezi. Futbollisti vazhdo të mos jetë ne dispozicion të trajnerit për ndeshjet e kampionatit, si pasojë e një tjetër problemi në gju. Mediat spanjolle raportojnë se Bare ka marrë një goditje në gju që më 2 gusht, duke pësuar një ndrydhje dhe kjo e ka ndikuar në vijim në përgatitjet për sezonin e ri. Edhe trajneri Gabi përsëriti sot para mediave se Bare vazhdonte të ishte i dëmtuar. “Ai vazhdon të ketë shqetësime në gju për shkak të goditjes që mori në miqësore dhe pësoi një ndrydhje të lehtë. Nuk mund të shkurtojmë kohët e rikuperimit kur ai ndjen dhimbje”, shpjegoi trajneri situatën e Bares,...