“Helmon provat”/ Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Jam peng politik i Ramës

“Helmon provat”/ Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Jam peng politik i Ramës

POSTIMI I PLOTË:  Nuk do ja vlente të merresha publikisht me Erjon Çelën, i cili edhe pse paguhet si gjykatës bën veçse noterin e SPAK-ut për të tretën herë, kundër meje por edhe kundër procesit të rregullt ligjor që duhet të garantojë si gjykatës. Por nuk mund të hesht përpara një mashtrimi të pacipë të shkruaj prej tij, sipas diktatit të “Afërmendshit” (Altin Dumani), pikërisht alibisë se lirimi im për shkak të funksionit si President i Partisë së Lirisë mund të sjellë intimidimin e gjoja dëshmitarëve, që janë anëtarë të Partisë së Lirisë. E theksoj se përveç Z. Petrit Vasili, asnjë tjetër nga dëshmitarët e SPAK-ut nuk është anëtar i Partisë së Lirisë sot. 1. Endrit Braimllari, edhe falë Dumanit, dihet botërisht se është bërë...