Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Mashtrim publik për të justifikuar pengmarrjen time’, Meta nga qelia: Gjyqtari Erjon Çela, noter i SPAK-ut në shërbim të Ramës
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nëpërmjet një audio-deklarate nga qelia, ka reaguar ndaj vendimit të gjyqtarit Erjon Çela, të cilin e akuzon se, për herë të tretë, ka vepruar jo si gjykatës i pavarur, por si “noter i SPAK-ut”, në shërbim të urdhrave politikë të Altin Dumanit dhe Edi Ramës. Meta e cilëson si një mashtrim të pacipë pretendimin e SPAK dhe gjykatës se lirimi i tij nga paraburgimi do të sillte “intimidimin e dëshmitarëve”, duke theksuar se pothuajse asnjë prej tyre nuk është pjesë e Partisë së Lirisë sot. Përmes emrave konkretë, ai rrëzon këtë alibi duke treguar se shumica janë larguar prej kohësh nga forca politike që ai drejton, ndërsa disa prej tyre janë aktualisht të lidhur drejtpërdrejt me Partinë Socialiste...