Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bastisja e FBI-së në shtëpinë e John Bolton, reagon për herë të parë Trump
Donald Trump ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e ish-Këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare, John Bolton. Presidenti amerikan gjatë një vizite surprizë në Muzeun e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë mohoi të kishte dijeni për aksionin, duke thënë se do të informohet për bastisjen më vonë gjatë ditës, por pranoi se nuk e dinte se po ndodhte derisa u publikua në lajme. Duke e kritikuar ish-ndihmësin e tij si një ‘njeri të varfër’ dhe ‘një djalë jo i zgjuar’, Trump tha: “Ai është kaq i keq në atë që bën”. “Ai nuk flet, është si një person shumë i qetë përveçse në televizion dhe pastaj mund të thotë diçka të keqe për Trump. Ai...