Katër serbë të kamufluar si pelegrinë, Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor

Katër serbë të kamufluar si pelegrinë, Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor

Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për katër persona të nacionalitetit serb, të dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, raportoi KosovaPress.Të dyshuarit, me inicialet B.R., N.V., P.K. dhe M.S., janë arrestuar më 5 prill 2025 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, pas ndalimit të automjetit të tipit Toyota, ngjyrë hiri, që drejtohej nga i pandehuri B.R., për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në një zonë të kufizuar.Sipas Prokurorisë Themelore, gjatë ndalimit dhe procedimit të rregullt policor, shoferi ka deklaruar se nuk kishte asgjë të paligjshme në automjet dhe ka lejuar kontrollin. Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar një sasi armësh të ftohta, përkatësisht një sëpatë, një thikë me këllëf dhe një thikë...