Trump e njofton vetë, ja kur dhe ku do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

Trump e njofton vetë, ja kur dhe ku do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

Shorti zyrtar i grupeve për Kupën e Botës FIFA 2026 do të mbahet më 5 dhjetor në Qendrën Kennedy në Uashington. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e njoftoi vetë lajmin ndërsa fliste në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. “Është një nder të sjellim këtë ngjarje globale dhe këta atletë ikonikë në qendrën kulturore të kryeqytetit tonë”, tha ai. “Secila prej ndeshjeve do të jetë si një Super Bowl; do të jetë ngjarja më e madhe dhe më komplekse në historinë e sportit”, shtoi presidenti i SHBA-së, duke vënë në dukje se Kupa e Botës do të gjenerojë 30 miliardë dollarë për ekonominë amerikane.