Produkti i cili ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tiroides, rekomandimet e Blerina Bombaj

Produkti i cili ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tiroides, rekomandimet e Blerina Bombaj

Përgjithësisht, nuk është e nevojshme të bëni ndryshime dietike për të ndaluar çrregullimet e tiroideve. Gjëndrat tiroide gjënden përreth laringut, poshte mollës së Adamit. Këto gjëndra në formë fluture prodhojnë dhe magazinojnë hormonet që kontrollojnë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, temperaturën e trupit, ndërtimin e kockave dhe metabolizmin. Trajtimet dhe medikamentet moderne i bëjnë shumicën e problemeve të tiroideve të trajtueshme, por ekziston konfuzion mbi rolin e dietës në parandalimin e trajtimin e sëmundjeve të tiroideve. Nëse gjëndrat tiroide prodhojnë më shumë hormone seç duhet, mund të keni simptoma si humbje peshe të pashpjegueshme, presion të lartë të gjakut, rritje të rrahjeve të zemrës, fryrje të syve, ankth, nervozizëm, probleme me gjumin, rënie të flokëve e djersitje të tepërt. Arsyeja më e zakonshme e...