Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Kategoria e Parë rikthehet të shtunën, java e parë premton spektakël dhe rivalitet
Emocionet e Kategorisë së Parë rikthehen këtë të shtunë, ku në orën 17:00 do të luhen katër ndeshjet e para të sezonit të ri. Iliria – Laçi, Kukësi – Apolonia, AF Luftëtari – Korabi dhe Besa – Kastrioti, të gjitha me synimin për ta nisur sa më mbarë sezonin. Më pas, në mbrëmje në orën 20:00, Skënderbeu do të nisë rrugëtimin e ri në shtëpi përballë Burrelit. Java e parë do të mbyllet të dielën, në orën 17:00, me sfidën Pogradeci – Lushnja. Kategoria e Parë – Java 1E shtunë, 23 gushtIliria – Laçi 17:00Kukësi – Apolonia 17:00AF Luftëtari – Korabi 17:00Besa – Kastrioti 17:00Skënderbeu – Burreli 20:00E diel, 24 gushtPogradeci – Lushnja 17:00