Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Miku i tij shqiptar u qëllua për vdekje në Belgjikë, aktori i famshëm hollivudian bën simbolin e shqiponjës në shenjë nderi për të
Aktori hollivudian, Jean-Claude Van Damme ka reaguar me një video në Facebook pasi miku i tij nga Shqipëria, Ndue Melyshi humbi jetën pasi u qëllua për vdekje në Belgjikë. Ngjarja ndodhi në lagjen Itterbeek të qyteti të Anderlecht-it. 61-vjeçari shqiptar humbi jetën dy ditë më parë pas një konflikti me qiramarrësin e tij. Duke reaguar pas ngjarjes tragjike, aktori i mirënjohur, Jean Claude Van Damme në një video të postuar në Facebook bëri simbolin e shqiponjës në nder të mikut të tij të ndjerë shqipëtar. Aktori tha se ndodhej në një spital në France, ku po rikuperohej nga një operacion në shpinë. Van Damme shprehu ngushëllimet e tij familjes së Ndue Melyshit, i njohur ndryshe si Noel. Top Channel