“Minim i parimeve të demokracisë”/ QUINT-i dhe BE reagim, për moscertifikimin e Listës Serbe

“Minim i parimeve të demokracisë”/ QUINT-i dhe BE reagim, për moscertifikimin e Listës Serbe

QUINT-i dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar minim të parimeve të demokracisë moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në reagimin zyrtar nënvizon se çdo akt i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara, sipas Quint dhe BE minon parimet demokratike dhe shkatërron besimin në institucionet e Kosovës. “Ne presim që qeveria në largim dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive. Të gjitha procedurat duhet të kryhen në përputhje të rreptë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë, ne i inkurajojmë palët e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore për të kërkuar...