Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Duhet debat serioz, jo përplasje politike”/ Propozimi për Kodin e ri Penal, reagon analisti: Pushteti duhet të…
Analisti Neritan Alibali, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar propozimin për Kodin e ri Penal, duke theksuar rëndësinë e një debati gjithëpërfshirës dhe jo vetëm formal. “E rëndësishme është të shohim produktin që do dalë në fund, pavarësisht mënyrës si është punuar dhe nxjerrë drafti. Nëse do të bëhet një diskutim serioz, jo thjesht publik, mes shumë ekspertësh nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, atëherë mund të japim një mendim real për këtë kod”, u shpreh Alibali. Ai nënvizoi se pushteti duhet të tregojë hapje maksimale dhe se në këtë proces nuk duhet të ketë përplasje politike, duke kujtuar se edhe strukturat e Bashkimit Europian do të jenë pjesë e vlerësimit. Sipas Alibalit, diskutimi për Kodin Penal nuk mund të shkëputet nga realiteti...