Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vetëm dy vatra zjarri aktive, helikopterët e ushtrisë në aksion
Situata e zjarreve në vend nuk ka përfunduar ende, me forcat zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura që po vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve në disa zona të prekura edhe këtë të premte, më 22 gusht. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat 9 janë shuar, 2 mbeten aktive, ndërsa 2 janë në fazë monitorimi. Vatrat aktive dhe në monitorim: Pezë Helmës, njësia Pezë, Tiranë: Vatra e zjarrit po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Sot janë shfaqur disa vatra të vogla brenda perimetrit të djegur. Ibë, njësia Bërzhitë, Tiranë: Është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe mare, pranë zonës ku një vatër u shua një ditë më parë....