VIDEO / Tension në lagjen “1 Maji” në Vlorë, banorët kundërshtojnë shembjen e banesave

VIDEO / Tension në lagjen “1 Maji” në Vlorë, banorët kundërshtojnë shembjen e banesave

Në Vlorë ka nisur një tjetër aksion i bashkërenduar i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Dy objekte në Radhimë u shembën për dalje nga leja e ndërtimit dhe zaptim të pronës publike. Ndërhyrje u kryen gjithashtu në lagjen “1 Maji”, pjesë e projektit për zgjatjen e rrugës Transballkanike dhe lidhjen e saj me portin e jahteve. Në këtë zonë ka nisur shembja e disa banesave. Banorët kanë kundërshtuar largimin, duke hyrë në konflikt me Policinë dhe punonjësit e Inspektorateve. Ata pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer dhe e kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre. Shembjet në lagjen “1 Maji” janë pjesë e një procesi të nisur dy vite më parë. Banesat e përjashtuara nga legalizimet do të kompensohen me bonus qiraje dhe më pas...