Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
80 milionë euro në dispozicion, Interit i duhen një mbrojtës qendre dhe një mesfushor
22 Gusht 2025 18:01 Telesport Kur duhen edhe gati 10 ditë nga mbyllja e merkatos për ketë verë, Interi duhet të bëjë me patjetër dy perforcime shumë të nevojshme për sezonin e ri, një mbrojtës qendre dhe një mesfushor. Klubi zikaltër ka në pozicion 80 milionë euro, për të bërë dy afrimet e duhura dhe të shumë kërkuara nga Cristian Chivu. Përsa i përket pozicionit të mbrojtësit të qendrës, “Il Corriere dello Sport” zbulon se drejtuesit e klubit zikaltër po ndjekin disa emra. I pari në listë është qendërmbrojtësi francez i Udinese, Oumar Solet. Kartoni i tij kushton 25 milionë euro. Një emër tjetër që po ndiqet nga zikaltrit është edhe Trevoh Chalobah, qendërmbrojtësi i Chelsea-s, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar te...