Shembja masive e rrugës/ Rrebeshi i shirave, dhe rrëshqitjet e dherave bllokojnë rrugët e fshatit

Shembja masive e rrugës/ Rrebeshi i shirave, dhe rrëshqitjet e dherave bllokojnë rrugët e fshatit

Rrebeshi i shirave të një nate më parë ka krijuar probleme kryesisht në segmentet rurale në bashkive Pukë e Fushë-Arrëz. Fshati Bugjon në njësinë administrative Fierz, bashkia Fushë Arrëz është izoluar plotësisht si pasojë e shembjes masive të rrugës në afërsi të Lumit Bugjon. Ata pak të rinjë që kanë mbetur në zonë ju përveshën vetë punës, por pa mundur të hapin rrugën e cila do disa ditë punë për t’u bërë e kalueshm. Mungesa e infrastrukturës ka bërë që shume prej fshatrave në veri të vendit të braktisen, ndërsa ata pak banorë që kanë mbetur po përballen me vështirësi të shumta si pasoje e mungesës së investimeve.