Bie numri i turistëve nga Kosova, rikthehen serbët

Bie numri i turistëve nga Kosova, rikthehen serbët

Turizmi në Shqipëri po përjeton ndryshime të dukshme gjatë vitit 2025, me një ngadalësim të hyrjeve të turistëve nga jashtë, veçanërisht nga Kosova. Sipas të dhënave të publikuara nga revista “Monitor.al”, për periudhën janar-korrik, në vend kanë hyrë 6.58 milionë turistë të huaj, me një rritje të ngadalësuar prej vetëm 3.5%, krahasuar me 23% rritje në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në korrik, shifrat ishin modeste, me vetëm 0.4% rritje në krahasim me korrikun e vitit 2024. Rënia më e dukshme vjen nga Kosova, e cila përbën rreth 35% të totalit të turistëve në 7 muajt e parë të vitit. Hyrjet nga Kosova kanë pësuar një ulje prej 5% ose 121 mijë turistë më pak, ndërsa vetëm në korrik ka pasur...