Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Festivali i Këngës në RTK, konkurs publik për Orkestrën e edicionit të 3-të
Radiotelevizioni i Kosovës ka shpallur konkursin publik për pozita profesionale muzikore për të qenë pjesë përbërëse e Orkestrës së edicionit të tretë të Festivalit të Këngës. Në konkursin e publikuar, janë 8 pozita për bendin e festivalit, 32 për orkestrën dhe 4 pozita tjera për formacione vokale. Një nga kriteret për këtë konkurs është përvoja profesionale përmes pjesëmarrjes në ngjarje të tilla kulturore duke përfshirë koncerte dhe organizime të tjera. Afati për aplikim do të mbetet i hapur deri më datë 30.08.2025 në orën 16:00, në email adresën [email protected] Ndërkaq aplikimi për pjesëmarrje si garues vazhdon të mbetet i hapur deri më 31 gusht, teksa ftohen këngëtarë, kompozitorë, tekstshkrues nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe diaspora që të bëhen pjesë e ‘FEST 3’. Përderisa...