Margot Robbie: Të jesh nënë është “më e mira”! Aktorja flet për herë të parë pas lindjes së djalit

Margot Robbie: Të jesh nënë është “më e mira”! Aktorja flet për herë të parë pas lindjes së djalit

Margot Robbie po përjeton një nga momentet më të veçanta të jetës së saj: amësinë. Aktorja australiane, e njohur për rolet e saj në “Barbie” dhe “The Wolf of Wall Street”, është bërë nënë për herë të parë në tetor të vitit 2024, kur ajo dhe bashkëshorti Tom Ackerley mirëpritën një djalë. Në një intervistë të fundit për Entertainment Tonight, Margot e cilësoi mëmësinë si “më të mirën” dhe tha se po e shijon çdo moment. Aktorja 35-vjeçare tha se është e vështirë ta përshkruash ndjesinë e të qenit prind tek dikush që nuk ka fëmijë, por për ata që e kanë përjetuar, është e kuptueshme dhe e ndjeshme. “Është më e mira”, theksoi ajo me entuziazëm, duke lënë të kuptohet se kjo përvojë e...