22 vatra zjarri në të gjithë vendin, 5 aktive dhe 1 nën monitorim. Ja kush janë bashkitë më të prekura

22 vatra zjarri në të gjithë vendin, 5 aktive dhe 1 nën monitorim. Ja kush janë bashkitë më të prekura

Situata e zjarreve në vendin tonë vijon të jete ende shqetësuese, teksa kemi hyrë në pikun e sezonit veror. Ministria e Mbrotjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim. Këto vatra janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Rrogozhinë, Kavajë, Vlorë, Himarë, Selenicë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mallakastër dhe Mirditë. Autoritetet bëjnë me dije se për zjarret në pyje, sot pritet rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, dhe rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjera....
Burimi: Syri.net