22 protestuesit dalin nga qelia në Durrës, 4 në arrest shtëpie dhe 18 me detyrim paraqitjeje
Gjykata e Durrësit DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 22 të rinjtë e ndaluar nga policia pas protestave të zhvilluara në qytet. Sipas avokatëve mbrojtës, katër prej të rinjve janë lënë në masën e sigurisë 'arrest në shtëpi', ndërsa për 18 të tjerët gjykata ka vendosur 'detyrim për paraqitje'. Të rinjtë u ndaluan nga policia gjatë ditës së parë të protestave në Durrës. Pas vendimit të gjykatës, ndaj tyre do të vijojë procedimi penal, në përputhje me masat e sigurisë të caktuara. Vendimi i gjykatës vjen pas shqyrtimit të kërkesave për masat e sigurisë ndaj 22 personave të ndaluar në lidhje me protestat./ZËRI
Burimi:
zeri.ai