Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Furnizimi me energji elektrike, Balluku zbulon cila ishte dita me konsumin më të lartë historik
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dalë këtë të premte, më 22 gusht, në një deklaratë për mediat mbi situatën e furnizimit me energji elektrike në vend. Balluku tha se kishte një rritje rekord të konsumit të energjisë në muajt qershor dhe korrik të këtij viti, duke theksuar se, pavarësisht fluksit të shtuar, furnizimi ka vijuar pa ndërprerje, madje në standarde të larta. “Këtu nga salla SCADA e Operatorit të Transmetimit të energjisë po bëj një pasqyrim të përmbledhur mbi situatën energjetike në vend, nivelin e konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror dhe angazhimin e të gjithë strukturave publike të sektorit për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji gjatë këtij sezoni turistik kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit....