Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë/ Gjykata merr vendimin, ‘arrest në burg’ për Xhesion Toromanin
Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Xhesion Toromanin, për vrasjen e 32-vjeçarit Besmir Kumria pak ditë më parë në Divjakë. Menjëherë pas krimit autori u largua gjakftohtë në errësirën e natës, por u kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Nga hetimet paraprake dyshohet se Xhesion Toromani e ka vrarë 32-vjeçarin pasi familjet e tyre kanë patur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat megjithatë motivet ende mbeten të paqarta. Besmir Kumria punonte në zonën e Himarës gjatë muajve të verës së bashku me vëllain e tij ndërsa autori për 7 vite nuk kishte shkelur në Kryekuq. Në fakt motivet mbeten ende të paqarta...