Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret nga grupi kriminal në Vlorë, një helikopter i FA-ve niset drejt Selenicës, një tjetër bëhet gati për në Finiq
Ndërsa shërbimet e emergjencave po luftojnë çdo minutë me flakët në zonën e qarkut të Vlorës, që shpërthyen ditën e djeshme si një akt i qëllimshëm nga një grup kriminal i dyshuar, forca të tjera mbështetëse janë nisur drejt Jugut.Bëhet fjalë për 1 helikopter të Forcave Ajrore që ka fluturuar drejt Selenicës, aty ku janë vatrat kryesore. Mesohet se një tjetër helikopter po bëhet gati për t’u nisur për operim edhe në Bashkinë Finiq. Ulja e temperaturave dhe reshjet përmirësuan disi situatën e flakëve në vend, por problematike mbetet ajo në qarkun e Vlorës.