Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ndoc Gjetja: Tani Penelopa nuk e pret Uliksin
Ndoc Gjetja - foto nga Kolec P. Traboini Athine, qershor ,1993 Tani Penelopa nuk e pret Uliksin as deri në të ngrysur të ditës në një weekend ajo luan bishtin me të gjithë mëtonjësit dhe turistët. Uliksi arriti në brigjet angleze dhe s’do t’ia dijë nëse ka Itakë Circja e bukur për vete s’e bëri por një pronare e vyshkur, plakë. Edhe i biri, Telemaku, bastardi nuk e kërkoi deri në fund babanë, një ditë prej ditësh iu ftoh krejt malli kur takoi në rrugë Paranë. Një fat më i mirë se ky s’i qeshi as fisnikut dhe tersit Don Kishot, të ëndërruarën e tij, Dulqinjën e gjeti në lagjen Pigal, te një Seksshop. Dhe Sanço Pançës gomari i ngordhi gazetat dhanë lajmin që bleu...