SYRI TV/ Dhunohet nga fqinji, e moshuara në Delvinë bën kallëzim në Prokurori

SYRI TV/ Dhunohet nga fqinji, e moshuara në Delvinë bën kallëzim në Prokurori

Këto janë shenjat e dhunës në këmbët e të moshuarës Amalia Çollaku nga fshati Fushë Vërri në bashkinë e Delvinës. Në datën 12 korrik, e moshuara ka bërë denoncim në Prokurorinë e Sarandës para Oficerit të Policisë Gjyqësore, se fqinji i saj Nustret Basho e ka dhunuar me bastun. Pas i ka marrë kallëzimin e të moshuarës, oficeri i policisë gjyqësore ka kërkuar të kryhet akt eksperimi mjekoligjor. Akt-ekspertimi është kryer nga mjeku Arianit Taka, i cili ka konstatuar see moshuara është dhunuar me mjet të fortë. Duke u mbështetur në të dhënat e mësipërme, arrijmë në përfundim se: Këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës. Dëmtimet e konstatuar tek shtetasja Amalia Çollaku hyjnë në katergorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin paaftësi...