Doris Pack: Rugova ishte një burrë i mençur… Ai nuk punonte për lavdinë e tij personale, por për Kosovën

Doris Pack: Rugova ishte një burrë i mençur… Ai nuk punonte për lavdinë e tij personale, por për Kosovën

Në ceremoninë e promovimit të librit "Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës", ish-europarlamentarja gjermane Doris Pack kujtoi me emocion takimet e saj me presidentin Rugova, duke e cilësuar si një burrë të urtësisë, rezistencës paqësore dhe përkushtimit ndaj popullit të tij. Ajo theksoi se Rugova ishte një lider që punonte për qytetarët, jo për lavdinë personale, dhe i bëri thirrje politikanëve të sotëm të ndjekin shembullin e tij. Fjala e ish-europarlamentares Doris Pack në promovimin e librit ‘Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës’: Faleminderit shumë për ftesën. Të nderuar të ftuar, të nderuar miq të veçantë, të dashur kosovarë, të dashur shqiptarë. Kolegu im, Jumanda, mund të fliste në gjermanisht. Por unë mendoj se shumica prej jush të paktën mund ta...