No Image Available

Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve/ Ja kush është shqiptari, arriti t’ia mbathte pas ngjarjes së rëndë, i dënuar për vjedhje

Pandeli Nakoleci është autori i vrasjes së gruas së tij në Volos të Greqisë. Ai qëlloi me thikë për vdekje Marjola Nakolecin, nënën e 4 fëmijëve pas një sherri. 40-vjeçari shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten në hyrje të pallatit ku banonin rreth orës 11:00. Sipas raportimeve, çifti kishte pasur një grindje paraprake. Dyshohet se ai u largua në këmbë, ndërsa vijon puna për kapjen e tij. Katër fëmijët e mitur të çiftit ishin gjithashtu në apartament dhe u larguan nga policia. Aktualisht, sipas informacioneve paraprake nuk ka histori të dhunës në familje. Sipas informacioneve nga mediat vendase, 40-vjeçari ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar. Ai gjithashtu dyshohet se vuante më parë nga probleme të shëndetit mendor, por ishte kuruar....