Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë e moshuara gjatë rrugës për tek Trauma
Ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës, e moshuara Manushaqe Gjoka, e cila u përplas në aksin Pogradec – Lin mëngjesin e sotëm. Burime konfirmojnë se e moshuara ishte në gjendje të rëndë dhe do dërgohej drejt spitalit të kryeqytetit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në afërsi të qytetit të Elbasanit. Mësohet se e moshuara ishte nga Durrësi dhe kishte ardhur për pushime në Pogradec.