Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Autor i plagosjes së dyfishtë në Sarandë, arrestohet Ramadan Zoto
Arrestohet në Korçë i rrezikshmi Ramadan Zoto, 43-vjeçari i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar për disa akuza, ndërsa para një muaji dyshohet të ketë qene autori i plagosjes së dyfishte në Sarandë. Burime të siguruara pranë uniformave blu, bëjnë me dije se Ramadan Canaj alias Ramadan Zoto ka qenë në vëzhgim prej nisjes së sotme nga kryeqyteti dhe po kërkonte të kalonte kufirin drejt Greqisë. Ngjarja e ndodhur në 17 korrik në qytetin bregdetar të Sarandës solli dy të plagosur, ndërsa uniformat blu më parë kishin arrestuar vëllain e tij. Të njëjtat burime shtojnë se janë sekuestruar armë zjarri ndërsa janë shoqëruar edhe persona të tjerë që ndodheshin në automjetin e Ramadan Zotos. Bashkë me 43-vjeçarin është arrestuar edhe miku i tij Arben Ismaila,...