Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rikthehet Kategoria Superiore! Çfarë surprizash sjell debutimi i sezonit 2025/26?
Pritjes i erdhi fundi. Kategoria Superiore kthehet në fushë për sezonin 2025/2026 që nis këtë mbrëmje nga “Loro Boriçi” me ndeshjen Vllaznia-Egnatia në orën 20:00. Në fakt, kjo sfidë është një “déjà vu” e finales së edicionit të kaluar. Atëherë ishte skuadra nga Rrogozhina që triumfoi për të mbrojtur titullin kampion, por që nga ajo ditë shumë gjëra kanë ndryshuar. Për këtë arsye, ndeshja që do të hapë kampionatin elitar të futbollit në vend do të tregojë shumë edhe për garën e gjatë për trofeun e Superiores. Pa u goditur ende topi i parë, favoritët duket se do të jenë sërish ata të sezonit të shkuar, përveç Egnatias dhe Vllaznisë, në vijën e parë qëndrojnë edhe Partizani me Dinamo City. Të katërta këto skuadra vijnë...