‘Xhade Fest’ – Presheva në qendër të kulturës rajonale

‘Xhade Fest’ – Presheva në qendër të kulturës rajonale

Edicioni i tretë i Xhade Fest mbërrin në Preshevë, duke e kthyer qytetin në një hapësirë të gjallë ku arti, muzika dhe komuniteti takohen. Festivali nuk është thjesht një ngjarje kulturore, por një thirrje për të rizbuluar qytetin, për ta parë me ngjyra të reja dhe për ta ndjerë si hapësirë të përbashkët krijimtarie. Xhade Fest ecën nëpër rrugë dhe tregime, kalon kufij të dukshëm e të padukshëm, kërkon fytyra, ngjyra e zëra që sfidojnë të zakonshmen. Është një festival për ata që pyesin, që krijojnë, që besojnë se arti mund të shndërrojë hapësirat dhe komunitetet, transmeton KultPlus. Në orën 13:00, në amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës, do të zhvillohet një panel diskutimi me temën “Re(discovering) the Spaces for Art and Culture”. Artistë dhe punëtorë kulturorë...