Turistet italiane vjedhin tezgat në Ksamil, në pranga 21-vjeçarja, 2 në hetim

Turistet italiane vjedhin tezgat në Ksamil, në pranga 21-vjeçarja, 2 në hetim

Jo vetëm për turizëm. Në Shqipëri edhe për krim. E tillë është historia e një 21-vjeçareje italiane, e cila u arrestua nga policia për vjedhje në bulevardin e Ksamilit. Sipas policisë ajo ka vjedhur nga tezgat që sheshin në qendër, sende të ndryshme, bizhuteri, parfume dhe suvenire me vlerë rreth 150 000 lekë. Episodi është shënuar më 21 gusht dhe sipas bluve, turistja italiane ka bashkëpunuar edhe me 2 vajza të tjera, po italiane, të cilat po hetohen në gjendje të lirë, 18 dhe 22 vjeç. “Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, pas marrjes së njoftimit për një vjedhje të ndodhur në zonën e Ksamilit, zhvilluan një punë hetimore të shpejtë dhe profesionale, e cila bëri...